Gold Ag rrefyen historin e tij me Nora Mucaj (SHIKO )


Arian Agushin apo Gold AG siç e njohin të gjithë kësaj radhe nuk e takuam për të folur rreth ndonjë kënge apo projekti të ri muzikor.
 Gold AG ka fol për dashurinë, ndjenjë kjo që si duket Ariani po e përjeton tani e 4 muaj, e vajza që ja pushtoi zemrën reperit është aktorja dhe këngëtarja Nora Muqaj.Reperi ka rrëfyer historinë e tij me Norën duke treguar se gjithçka ka nisur përmes bisedave në rrjetet sociale sepse Nora jeton në Zvicër.
Ishte muaji qershor kur ata ia pranuan njëri-tjetrit por edhe të tjerëve se mes tyre kishte filluar një ndjenjë e re.Që dashuria mes tyre vërtetë është e madhe na e vërtetoi edhe Nora duke na treguar përmes telefonit se gjithçka kishte nisur pas një takimi që patën për një bashkëpunim muzikor dhe siç thotë ajo, ishte dashuri në shikim të parë.
Nora e përshkruan Arianin si njeriun më të drejtë, e më të dashur që ka njohur ndonjëherë.“Ne jemi shumë të lumtur me njëri tjetrin dhe falënderoj Zotin për dashurinë që na ka dhuruar”, thotë ajo.
E të dy bisedën e mbyllën duke u premtuar fansave se së shpejti do të vijnë me risi të reja e duke i falënderuar nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme që po u dhurojnë atyre.